
TIRANË-Të tjera ndryshime priten në Policinë e Shtetit, ku së fundmi është hapur gara për drejtimin e disa komisariateve në vend. Në këtë raund përfshihen Komisariati nr.2 në Tiranë dhe Komisariati i Himarës, pas dorëheqjeve të paraqitura nga drejtuesit aktualë. Ritvan Pali, shefi i Komisariatit nr.2, dha dorëheqjen disa javë më parë. Po ashtu edhe Neritan Buzi, shefi i Komisariatit të Himarës, ka dhënë dorëheqjen vetëm disa ditë më parë.
Konkretisht gara është hapur për:
1. Komisariati i Policisë Kufitare Aeroporti Rinas DVKM Tiranë,
2. Komisariati i Policisë Kufitare Dibër DVKM Kukës,
3. Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë DVKM Vlorë,
Ndërkohë, për shkak të dy dorëheqjeve që kanë ndodhur prej disa javësh, gara është hapur edhe në dy komisariate të tjera.
4. Komisariati i Policisë Nr.2 DVP Tiranë,
5. Komisariati i Policisë Himarë DVP Vlorë.