Aktualitet

"Na bllokoi rrugën"! Vrasja e Egli Pashollarit, autori në arrati, bashkëshortja: U zunë me grushta...pashë se i riu ishte gjakosur

Sipas dëshmisë së dhënë nga bashkëshortja e Buçpapajt, i cili është shpallur në kërkim, viktima u kishte bllokuar rrugën me makinë dhe pretendon se i ka sharë e ofenduar. 

F.I
"Na bllokoi rrugën"! Vrasja e Egli Pashollarit, autori në
Gazment Buçpapaj

TIRANË-Personi në foto është Gazment Buçpapajt, i shpallur në kërkim si autori i dyshuar i vrasjes së Egli Pashollarit, ngjarje e ndodhur mesditën e 20 shkurtit. Sipas dëshmisë së dhënë nga bashkëshortja e Buçpapajt, i cili është shpallur në kërkim, viktima u kishte bllokuar rrugën me makinë dhe pretendon se i ka sharë e ofenduar. 

Ajo ka rrëfyer momentin e përleshjes dhe largimin nga vendi i ngjarjes, përmes një taksie deri në shtëpi. Sipas Laureta Buçpapaj, Pashollari zbriti nga makina bashkë me dy persona të tjerë dhe fillimisht u konfliktuan fizikisht me grushta dhe në një moment pa viktimën të gjakosur. Sa i përket venddodhjes së bashkëshortit të saj, ajo ka deklaruar se nuk e di ku ndodhet.

"Në rrugën “Ylbere Bylykbashi” dhe te “Kongresi i Lushnjës” u krijua një situatë tensioni në trafik me një makinë që na kishte bllokuar rrugën. Bashkëshorti i ra borisë për t’i kërkuar të hapte, por shoferi na ofendoi me fjalë të rënda nga familja. Ne vazhduam pa reaguar, por pak më tej e njëjta makinë lëvizte shumë ngadalë para nesh dhe, pasi i ra sërish borisë, ndaloi. Nga automjeti zbriti një djalë rreth 30 vjeç, i shoqëruar me dy persona të tjerë, dhe u afrua drejt nesh. Në atë moment zbriti edhe im shoq dhe mes tyre nisi një përleshje me grushte. Unë ndërhyra duke shtyrë drejtuesin e mjetit tjetër dhe një nga personat që e shoqëronte. Pas pak, pashë se i riu ishte gjakosur, ndërsa Gazmenti më kapi nga krahu dhe u larguam me makinë. Rreth 50 metra larg vendit të ngjarjes braktisëm automjetin dhe vazhduam në këmbë drejt Rrugës së Kavajës, ku pranë një pastiçerie morëm një taksi dhe shkuam në shtëpi. Në banesë, Gazmendi ndërroi rrobat dhe u largua pa marrë telefonin, dhe unë nuk e di ku ndodhet,"-ka dëshmuar bashkëshortja e tij, Laureta Buçpapaj.

I riu Egli Pashollari, një nga njerëzit e afërt të Emiljano Shullazit, u qëllua me thikë pas shpine dhe fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës për në spital. Pashollari u sulmua nga tre persona, dy djem dhe një vajzë me origjinë nga Tropoja, menjëherë pasi kishte dalë nga automjeti i tij. Personi që dyshohet se e goditi me thikë në kurriz është Gazment Buçpapaj, i cili është shpallur në kërkim. Ai ishte prezent bashkë me gruan dhe një person tjetër, kur ndodhi ngjarja. Pasi qëlluan të riun, Buçpapaj dhe 2 personat e tjerë u larguan me makinë nga vendngjarja. Më pas për të mos rënë në prangat e policisë Buçpapaj ndërroi makinën dhe hipi në një taksi, duke u arratisur. Ai aktalisht është shpallur në kërkim./ZËRI

Poll

MOS HUMB