
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë në përfundimin se Suel Çela ka urdhëruar vrasjen e Bledar Muçës, i cili u ekzekutua më 22 janar në vitin 2022 në Belgjikë. Muça konsiderohej si krahu i djathtë i familjes Çapja, rivalëve të Suel Çelës.
Bledar Muça është akuzuar për vrasjen e Ilir Rexhepit në Elbasan, por asnjëherë nuk është arrestuar apo dënuar, pasi u arratis drejt Belgjikës.
Në vitin 2016, Bledar Muça u dënua me dy vite burg pasi në përplasjen e ndodhur në Elbasan, qëlloi dy efektivë të Grupit të Operacioneve Speciale në Policisë e Shtetit, të cilët po vëzhgonin lagjien e Çapjave në Elbasan.
Në të njëjtin vit, Bledar Muça e Florenc Çapja i shpëtuan një atentati gjatë të cilit u vranë Agron Çapja, Eno Bedalli dhe Ardit Sinakolli, si dhe u plagosën 6 të tjerë, teksa po qëndronin në lokalin e tyre “Universe”. Pak muaj më vonë, po në vitin 2016, Bledar Muça dhe Florenc Çapja u tentaun të riteshin sërish, por këtë herë i shpëtoi makina e blinduar.
Ndërsa në vitin 2022 u vra në Blegjikë, pranë pallatit ku jetonte. Deri më tani janë vënë në pranga Marsel D. dhe Sergej Hasanpapaj, që akuzohen për lidhje me vrasjen e Muçës, por ende nuk dihet nëse ata kanë qenë ekzekutorë në këtë ngjarje apo ndihmës.