Aktualitet

Mosfaturim dhe punonjës të padeklaruar/ Doganat kontrolle në Elbasan, në shkelje “Eida” dhe “Gega Oil”

Nga kontrollet paraprake, u gjet dokumentacion i parregullt dhe mosdeklarim i plotë i aktivitetit.

l.k
Mosfaturim dhe punonjës të padeklaruar/ Doganat kontrolle në
Pikë karburanti Eida dhe Gega Oil

ELBASAN- Administrata Doganore dhe ajo Tatimore kanë zhvilluar kontrolle në disa pika karburantesh, ku ka identifikuar dy prej tyre në shkelje. Bëhet fjalë për pikat e karburantit “Eida” dhe “Gega Oil”, për të cilat kishte dyshime për shmangie të detyrimeve ligjore dhe doganore. Në sajë të operacionit të ndërmarrë në sektorin e hidrokarbureve për monitorimin e tregut të produkteve energjetike, fillimisht subjektet u monitoruan në distancë dhe më pas, nga kontrollet paraprake, u gjet dokumentacion i parregullt dhe mosdeklarim i plotë i aktivitetit.

Mësohet se një task-forcë e ngritur ushtroi kontrolle në këto dy pika në qytetin e Elbasanit, ku u konstatuan një sërë shkeljesh:

1. Moslëshim i faturës për transaksionet e kryera

2. Mosafishim i listës së çmimeve

3. Mospërditësim i të dhënave të biznesit

4. Punonjës të padeklaruar

5. Mall pa faturë

Administrata Doganore ka vendosur penalitetet përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi, si dhe sekuestrimin e dokumentacioneve të parregullta, të cilat do të përdoren për verifikimet e mëtejshme.

NJOFTIMI I PLOTË

Nisin kontrollet në sektorin e karburanteve
Administrata Tatimore dhe Administrata Doganore kanë nisur kontrollet në tregun e hidrokarbureve, në zbatim të planit të përbashkët operacional për monitorimin e këtij sektori.
Aksioni i parë u zhvillua në Elbasan, në dy subjekte karburanti, ku u identifikuan shkelje të rënda të legjislacionit në fuqi.
Kontrollet do të vijojnë në të gjithë vendin, me qëllim luftën kundër informalitetit, monitorimin e çmimeve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB