Aktualitet

U aksidentua gjatë ndjekjes mes palëve Bedinaj-Muça, në 'Range Rover' edhe dhëndri i biznesmeit të 'Delta Group'

Në mjetin në të cilin ndodhej dhëndri i Muçës dhe dy personat e tjerë edne të pa identifikuar, u gjet edhe një armë zjarri pistoletë. 

F.I
U aksidentua gjatë ndjekjes mes palëve Bedinaj-Muça, në
pamje e Range Rover

VLORË-Detaje të reja janë zbardhur nga përplasja me palëve të biznesmenit Vasil Bedinaj dhe Bujar Muçës, ku në konflikt u përfshinë 15 persona.

ZËRI raportoi më herët se gjatë ndjekjes së njëri-tjetrit me makina, tre prej tyre u aksidentuan, ku makina tip 'Range Rover' me të cilën udhëtonin u përmbys. Burime për ZËRI bëjnë me dije se një nga personat që ndodhej në 'Range Rover' është edhe dhëndri i Luan Muçës, i cili mësohet se ka pësuar thyerje të shtyllës kurrizore. Në mjetin në të cilin ndodhej dhëndri i Muçës dhe dy personat e tjerë edne të pa identifikuar, u gjet edhe një armë zjarri pistoletë. 

Çfarë ndodhi në hotel Regina

ZËRI raportoi se mesditën e sotme se dhjetra persona të armatosur kërcënuan Vasil Bedinajn. Konkretisht punonjës të 'Swat security' shkuan të armatosur në ambjentet e hotelit Regina dhe u përballën me njerëzit e Bedinajt. Mes palëve ka pasur edhe një konflikt fizik, ndërsa autorët janë larguar nga ambientet e hotelit menjëherë pas ngjarjes.

Përplasja nuk u mbyll aty, por gjatë largimit me makina nga ambjentet e hotelit të Bedinajt, burime për ZËRI bënë me dije se personat e përfshirë në konflikt kanë ndjekur njëri-tjetrin. Veç aksidentit të 'Range Rover' gjatë ndjekjes së njëri-tjetrit grupi i Bedinajt ka qëlluar me armë në ajër, ndërsa raportohet se gjatë kontrolleve të një makine në Fier janë konstatuar dy plumba brenda mjetit.

Poll

MOS HUMB