
KORÇË-Aksi rrugor nacional Korçë – Maliq është përfshirë nga mjegulla mëngjesin e sotëm, ku më e dendur ka qenë në qytet, por edhe aksin nacional që të çon drejt Pogradecit. Si pasojë drejtuesit e automjeteve kanë qenë të detyruar të lëvizin me shpejtësi të reduktuar për të shmangur aksidentet, pasi edhe shikimi ka qenë tejet i kufizuar.
Policia rrugore u ka kërkuar drejtuesve të mjeteve të cilët përdorin këtë aks të bëjnë kujdes në ngjitje të Qafë-Thanës, ku edhe aty ka prezencë të mjegullës, segment rrugor me kthesa të shumta, disa prej të cilave të padukshme për drejtuesit e mjeteve.
Reshjet e shiut mbrëmjen e djeshme krijuan probleme edhe në aksin rrugor Kuç - Qeparo. Një sasi gurësh ka renë nga mali duke bllokuar këtë aks rrugor më shumë se një orë. Është dashur ndërhyrja e mjeteve të bashkisë së Himarës si dhe zjarrfikësit për largimin e gurëve nga rruga, e cila u bë e kalueshme.
Pas zhbllokimit të rrugës në këtë zonë u vendos edhe një patrullë policie për monitorimin e situatës./ZËRI