Aktualitet

Miliona euro tendera dhe fonde të BE! SPAK 'bastis' Bashkinë Tepelenë, sekustrohen dokumente

Zyrat e Financës ato të Kreybashkiakut, Tërmet Peçi dhe zyra juridike kanë qenë pjesë e kontrollit.

F.I
Miliona euro tendera dhe fonde të BE! SPAK 'bastis' Bashkinë
Tërmet Peçi

TEPELENË-Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm të SPAK, kanë zbarkuar në Bashkinë e Tepelenës. Akzioni është zhvilluar pas dyshimeve për shpërdorim detyre, korrupsion dhe abuzime me postin publik,  ku gjatë kontrolleve janë sekuestruar materiale të vlefshme për hetimin. Zyrat e Financës ato të Kreybashkiakut, Tërmet Peçi dhe zyra juridike kanë qenë pjesë e kontrollit.

Tërmet Peçi, kryebashkiaku socialist i Tepelenës që në zgjedhjet e 11 Majit garoi për deputet dhe fitoi, është kallëzuar në SPAK nga Partia Demokratike. Denoncimin, sipas kandidatit për deputet të PD në Gjirokastër, Arben Ristani është bërë referuar emisionit “Plug”. Tërmet Peçi akuzohet se bashkë me drejtorin e tij në Bashki, shtetasin Lorenc Bami kanë krijuar një skemë të mirëfilltë korruptive për të përfituar 18 milionë euro të ardhura nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Konkretisht në kallëzimin e bërë në SPAK thuhet se drejtori i Bashkisë së Tepelenës, Lorenc Bami në vitin 2017 në emër të bashkëshortes Aleksandra Bami dhe në bashkëpunim me shtetasin Hekuran Hoxha,themeluan kompaninë “NG STRUCTURES shpk”. Kjo kompani ka marrë 18 milionë euro tendera nga bashkia e Tepelenës dhe Gjirokastrës dhe 66 milion euro tendera në total nga institucionet publike, ku spikasin ato të rindërtimit.

Po ashtu PD akuzon se motra e Tërmet Peçit, Manjola Haska, një mësuese, drejtoreshë shkolle, është shndërruar në investitore dhe përfituese e fondeve të AZHBR, pasi me VKB të posaçme, i vëllai kryebashkiak i ka dhuruar mijëra metra katrorë tokë publike në fshatin Rexhin për ndërtimin e një Agroturizmi dhe ka përfituar një fond në vlerën 220.000 euro nga fondet e IPARD. /ZËRI

Poll

MOS HUMB