Aktualitet

Ndarja nga jeta e të atit, Meta lë sërish qelinë për 12 orë, mbërrin te ‘Rogner’ për të pritur ngushëllime

Nën masa të rrepta sigurie, Meta është shoqëruar mëngjesin e sotëm nga burgu '313' në ambientet e hotel “Rogner”, ku do të zhvillohet pritja për ngushëllim.

zh.ll
Ndarja nga jeta e të atit, Meta lë sërish qelinë për 12
ilir meta

TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ka dalë edhe sot nga qelia, për të dytën ditë, pas vdekjes së babait të tij. Ai është nisur drejt ambienteve ku po mbahen pritjet për ngushëllime dhe ka leje të qëndrojë aty deri në 12 orë.

Nën masa të rrepta sigurie, Meta është shoqëruar mëngjesin e sotëm nga burgu '313' në ambientet e hotel “Rogner”, ku do të zhvillohet pritja për ngushëllim.

Pritja e ngushëllimeve ka nisur në orën 09:00 të mëngjesit dhe do të mbyllet në orën 21:00.

Ndërkohë, një ditë më parë, Meta mori pjesë në varrimin e të atit në Çepan të Skraparit, ndërësa pas pjesëmarrjes në ceremoninë mortore të të atit, ai u rikthye sërish në ambientet e burgut '313' mbrëmjen e së martës.

Rexhep Meta, babai i ish-presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare, më datë 1 qershor./ZËRI

Poll

MOS HUMB