Aktualitet

ME VIDEO- Shqiptari tenton të hapë derën e avionit! Panik gjatë fluturimit Gjenevë-Prishtinë

Gjatë fluturimit Gjenevë-Prishtinë, i riu i paidentifikuar me emër ka tentuar që të hapë derën e avionit.

k.m.
ME VIDEO- Shqiptari tenton të hapë derën e avionit! Panik
Pamje nga brenda avionit

ZVICËR- Panik në ajër! Një shqiptar i Kosovës,, i cili do të udhëtonte nga Zvicra drejt vendlindjes, ka tentuar të hapë derën e avionit. Gjatë fluturimit Gjenevë-Prishtinë, i riu i paidentifikuar me emër ka tentuar që të hapë derën e avionit. Por udhëtarët kanë reaguar menjëherë duke u munduar ta mbajnë nën kontroll shqiptarin. 

Disa persona janë hedhur mbi të riun, ndërsa më pas dy djem të tjerë për ta neutralizuar e kanë mbajtur me forcë. Pasi mbërriti Policia, shqiptari është përplasur verbalisht me udhëtarë të tjerë dhe ka ofenduar dhe folur me tone të ashpra.

Një nga udhëtarët: A e dinë çfarë duke u ba? Do të hapë derën e avionit! Po, po, dy djem e kanë kapur. Erdhi Policia, hë pra ta pafsha hajrin. Ta **** surratin o majmun.

I riu: A ti po fol a? Kujt ia *** surratin ti?! *e tërheqin rojet e sigurisë.

Ndërhyrja e policisë ka qenë ajo, e cila ka neutralizuar përfundimisht situatën./ZËRI

Poll

MOS HUMB