
KURBIN- Gjendet pistoleta me të cilën u qëlluan 5 personat në Laç. Uniformat blu kanë gjetur armën, e cila ishte hedhur në një pellg me ujë, pranë një pallati në ndërtim. Godina ishte shumë pranë vendit ku edhe ndodhi plagosja e 5-fishtë, pasditen e sotme rrugës që të çon për tek Kisha e Laçit. Gjurmët e gishtave në armën e zjarrit mund të zbulojnë edhe identitetin e personit që është i përfshirë në ngjarjen e rëndë që tronditi Laçin.
Nga 5 të plagosurit, shitësja ambulante Angjelina Gjezaj është plagosur në këmbë. Ndërsa 4 të rinjtë, Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri janë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku një prej tyre po lufton për jetën. Përveç armës së krimit, Policia ka gjetur edhe mjetin i autorit, i cili ishte djegur në Ballde. Deri më tani, janë shoqëruar në disa persona, ndërsa në ndihmë policisë së Kurbinit i kanë shkuar edhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër për identifikimin dhe kapjen e autorit./ZËRI