
LAÇ- Një automjet është gjetur i djegur në fshatin Balldre, i cili dyshohet se iu përket autorëve të plagosjes së 5 personave në Laç. Ngjarja ndodhi sot pranë Kishës së Laçit, ndërsa dyshohet se gjithçka ka nisur nga një konflikt i çastit mes disa personave.
Të plagosur kanë mbetur Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri dhe Angjelina Gjezaj, e cila po shiste qirinj anës rrugës. Ata janë transportuar në spitalin e Traumës, ndërsa e moshuara është në gjendje të rëndë për jetën.
Deri më tani, janë shoqëruar në polici disa persona, ndërsa në ndihmë policisë së Kurbinit i kanë shkuar edhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër. Policia po punon për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar./ZËRI