Aktualitet

"Më tha ‘ça di të bësh’, për atentatet me tritol më jepte 1 mijë €" Laert Haxhiu refuzon përballjen me Artan Tafanin

Tafani dëshmon se për ngjarjen e parë, ku vendosi një tritol në banesën e Erjon Çokut, Laert Haxhiu i ka dhënë 1 mijë euro

F.I
"Më tha ‘ça di të bësh’, për
Laert Haxhiu dhe Artan Tafani

TIRANË-Në GJKKO po seanca e radhës e procesit gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, i cili po gjykohet veçmas për 14 vepra të rënda penale, përfshirë vrasje, atentate, shpërthime me tritol dhe grabitje me armë. I penduari i drejtësisë, Artan Tafani është paraqitur në cilësinë e dëshmitarit. Por Laert Haxhiu ka refuzuar përballjen me anëtarin e grupit të tij, Tafanin.

Ky i fundit ka rrëfyer njohjen me Laert Haxhiun në Dajt, ku tregon se i ka prezantuar Lulzim Arapi. Tafani dëshmon se për ngjarjen e parë, ku vendosi një tritol në banesën e Erjon Çokut, Laert Haxhiu i ka dhënë 1 mijë euro, ndërsa për lekë xhepi 100 euro.

Artan Tafani: Me Laertin jam njohur nga një çun nga Lushnja. Jemi takuar në Dajt nëpërmjet Lulzim Arapit, ai ma ka prezantuar. Laerti më ka thënë ‘ça di të bësh’, pasi ai kishte marrë informacionet që unë kisha bërë vjedhje me dhunë. Herën e parë më ka dhënë 1 mijë euro. Më ka kërkuar Laerti t’i vendos një sasi tritoli në një banesë në Lushnje, në pronësi të Erjon Çokut. Për këtë ngjarje kam taku Laertin dhe më ka thënë se çfarë duhet të bëj. Tritolin e kisha unë, ma kishte dhënë Sajmir Krasniqi. Më ka dhënë Laerti 100 euro sa për lek xhepi. Nga Korça shkova direkt në Lushnje dhe nga ora 2-3 e natës shkoj e ve tritolin dhe kthehem prapë në shpi. Në atë kohë flisja me Laertin dhe i thashë çfarë veprimesh bëra. Erjon Çoku ishte një person që shiste heroinë dhe e njihja se isha përdorues. Ky i kishte marrë Laertit mallin dhe nuk i kishte dhënë lekët. Besnik Çoku është vëllai i Erjonit, rrinte jashtë shtetit. Ishte hera e parë që e bëja një gjë të tillë.

Artan Tafani, tashmë i kthyer në të penduar të drejtësisë ka zbardhur gjashtë vrasje të ndodhura në kohë të ndryshme në vend dhe Greqi. Ai ishte shpallur në kërkim si autor i grabitjes së një exchange në zonën e Astirit në Tiranë. Por pas kapjes nga Policia, tregoi dhe zbardhi disa ngjarje kriminale, tek të cilat kishte marrë pjesë edhe vetë si anëtari i grupit të Laert Haxhiut në Lushnjë./ZËRI

Poll

MOS HUMB