Aktualitet

“Më përndoqe gruan”, Klodiana Lala zbërthen përplasjet në seancë mes Veliajt dhe Dados: Ndërhyri dhe Dumani

Veliaj është përplasur me prokurorin Ols Dado, të cilit i ka thënë se është në konflikt interesi për një leje ndërtimi.

F.m
“Më përndoqe gruan”, Klodiana Lala zbërthen
Gazetarja Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje nga seanca që u zhvilluar në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. E ftuar në “Kjo Javë” në Neës24, Lala deklaroi se tensioni mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe prokurorit Ols Dado ka qenë shumë i lartë. Sipas Lalës, Veliaj e ka konsideruar prokurorin një person ‘lunatik’ dhe e ka akuzuar se i ka përndjekur bashkëshorten Ajola Xoxe gjatë hetimeve.

“Ata u përballën në SPAK dhe kanë patur një seancë të marrjes në pyetje shumë të tensionuar. Kanë shkuar deri në përplasje personale me njëri-tjetrin sepse Veliaj fillonte me etiketimet e tij dhe prokurori duke tentuar të jetë i kujdesshëm dhe t’i përmbahet pyetjeve, në këtë aspekt duke se situata mes tyre ishte e agravuar. Veliaj nuk ka të njëjtin qendrim si për zotit Dado ashtu edhe për Dumanin. Edhe në seancën e komunikimit të masë së sigurisë përplasjet kanë qenë shumë të forta. Zoti Dado ka ndërhyrë disa herë sepse Veliaj e konsideronte si lunatik dhe se i kishte përndjekur bashkëshorten me hetimet e tij. Dado ka kërkuar dhe ka pasur ndërhyrje edhe nga zoti Dumani, Veliaj ka folur shumë gjatë në gjykatë ka pasur tension”, tha ajo.

Seanca gjyqësore për masën e sigurisë kundrejt kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është zhvilluar me përplasje të forta. Veliaj është përplasur me prokurorin Ols Dado, të cilit i ka thënë se është në konflikt interesi për një leje ndërtimi. Gjithashtu, kryebashkiaku i Tiranës është shprehur se Dado ka mbetur i pakënaqur me marrëveshjen për lejen e ndërtimit dhe është hakmarrë ndaj tij.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është lënë në burg, ndërkohë që masa e sigurisë për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa u ndryshua nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitjeje”.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në pranga është vendosur edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI

Poll

MOS HUMB