Aktualitet

Me kosh mbeturinash drejt zyrës tjetër! Kush janë 6 të arrestuarit e operacioni të SPAK kundër Call Center-ave

Punonjësit e arrestuar, mbrëmjen e 15 janarit 2026, pas dyshimeve për një ndërhyrje të mundshme, ambientet e Call Center-it në “Atti Tower” boshatisën zyrtat dhe pajisjet po i vendosnin në një tjetër ambjent të marrë me qera

F.I
Me kosh mbeturinash drejt zyrës tjetër! Kush janë 6 të
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Janë zbardhur emrat e 6 nga 8 të arrestuarit në kuadër të aksionit të zhvilluar nga SPAK gajtë një hetimi për të goditur një rrjet call centerash. Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi, Odeas Kuqi janë vendosur në pranga në kuadër të operacionit, ndërsa 3 vëllezërit drejtues të rrjetit, Agim Prekaj, Alfred Prekaj dhe Arjan Prekaj, janë shpallur në kërkim.

Konkretisht gjatë të arrestuarit u kapën në flagrancë teksa transportonin një kosh mbeturinash, i cili përmbante sende të dyshuara të marra nga Qendra e Thirrjeve në rrugën “Ibrahim Rugova”, në kullën “Atti Tower”, ku ndodheshin zyrat qëndrore, me qëllim asgjësimin. 

Punonjësit e arrestuar, mbrëmjen e 15 janarit 2026, pas dyshimeve për një ndërhyrje të mundshme, ambientet e Call Center-it në “Atti Tower” boshatisën zyrtat dhe pajisjet po i vendosnin në një tjetër ambjent të marrë me qera në një tjetër godinë. Gjatë kontrolleve në zyrën e marrë me qera u gjetën pajisje kompjuterike, telefona, hard disqe, laptopë, karta të ndryshme SIM, dokumente, blloqe me shënime./ZËRI

Poll

MOS HUMB