Aktualitet

'Pronarët u njoftuan"-SPAK: Zyrat u boshatisën një ditë para aksionit, nga ‘Atti Tower’ u gjetën në një tjetër godinë

Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kapur 6 persona në flagrancë, teksa transportonin pajisje kompjuterike drejt një ambienti tjetër në Bulevardin “Bajram Curri”.

F.I
'Pronarët u njoftuan"-SPAK: Zyrat u boshatisën një
pamjet nga aksioni

TIRANË-Prokuroria e posaçme ka dhënë detaje lidhur me operacion e zhvilluar në Tiranë kundër disa Call Center-ëve që dyshohet se mashtronin shtetas të huaj. Call Center funksiononte në godinën 'Atti Tower', në rrugën “Ibrahim Rugova”, por pajisjet u gjetën në një ambienti tjetër në Bulevardin “Bajram Curri”.

Sipas SPAK mbrëmjen e 15 janarit 2026, pas dyshimeve për një ndërhyrje të mundshme, ambientet e Call Center-it në “Atti Tower” janë boshatisur dhe pajisjet janë larguar. Në orët e para të 16 janarit, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kapur 6 persona në flagrancë, teksa transportonin pajisje kompjuterike drejt një ambienti tjetër në Bulevardin “Bajram Curri”.

“Ekzistojnë indicie të qarta se mbrëmjen e datës 15 Janar 2026, pas përfundimit të punës, pjesëtarë të këtij personeli vëzhgues, kanë njoftuar pronarët e Qendrës për një ndërhyrje të mundshme. Pas kësaj, në orët e para të mëngjesit të datës 16 Janar 2026, janë larguar pajisjet dhe është boshatisur edhe ambienti i Qendrës së Thirrjeve. Pas ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Posaçme, nr.85, datë 15.1.2026, hetuesit e BKH-së konstatuan në datën 16 Janar 2026, boshatisjen e ambientit dhe largimin e pajisjeve dhe personelit. Falë veprimeve të shpejta dhe të pandërprera hetimore u bë i mundur identifikimi i personave dhe automjeteve të përdorura për largimin e pajisjeve kompjuterike dhe sistemeve nga Call Center-i. Pas gjurmimit të tyre, në një kohë të shkurtër, u realizua kapja në flagrancë e disa shtetasve, të cilët kishin transportuar gjatë natës materiale drejt një ambient tjetër të marrë me qira në një godinë në Bulevardin Bajram Curri," -thuhet në njoftim.

Poll

MOS HUMB