TIRANË-Një rrjet call centerash është goditur në Tiranë, pas një operacioni të SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane. Tre vëllezër, Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj të shpallur në kërkim janë në fokus të operacionit të madh të SPAK-ut dhe BKH-së. Njëri prej tyre, Alfred Prekaj, rezulton pronar i kompanisë “Balkanspro”, e cila merret me Call Center dhe telemarketing.
Vëllezërit dyshohet se operonin nga një call center i kamufluar me kompaninë 'Infinite', me zyra qëndrore në katin e 9-të dhe të 13-të të “Atti Tower”. Kompania Call Center 'Infinite' rezulton e themeluar në vitin 2023 me zyrë qëndrore tek kulla 'Alban Tower Tirana'. Pronar dhe administrator i 'Infinite' është David Prendi, 29 vjeç. Nga kjo zyrë autorët e mirëorganizuar dyshohet se kanë mashtruar shtetas italianë dhe europianë për investime në kriptomonedhave të ndryshme.

Emri i 29-vjeçarit nuk është përmendur në njoftimin e SPAK dhe mbetet për t’u parë nëse tre organizatorët e call centerave kanë lidhje me David Prendin. Ajo çfarë dihet deri më tani është se nga veprimet e para hetimore të BKH-së, rezultoi se organizatorët, tre vëllezërit Prekaj kishin ngritur një strukturë të sofistikuar sigurie, me disa perimetra mbrojtës, duke përdorur jo vetëm kamerat filmike statike, por edhe personel civil vëzhgimi, jashtë kësaj qendre.
Por, për të mbajtur kompaninë 'gjallë' dhe të përgatitur për një aksion, nuk kanë mjaftuar vetëm zyrat qëndrore në kullën “Atti Tower”. Mësohet se ky grup përdorte një skemë të mirë menduar për të humbur gjurmët, duke ndërruar herë pas herë ambientet me qira ku ushtronte aktivitetin e paligjshëm.
Nga njoftimi i SPAK rezulton se një tjetër zyrë e marrë me qera ishte në ndërtim e sipër në katin e 5-të në një tjetër godinë. Një ditë para aksionit në datën 16 Janar 2026, punonjësit ishin angazhuar në boshatisjen e ambientit dhe largimin e pajisjeve dhe personelit nga kulla zyrat qëndrore.
Gjatë kontrolleve në zyrën e marrë me qera u gjetën pajisje kompjuterike, telefona, hard disqe, laptopë, karta të ndryshme SIM, dokumente, blloqe me shënime. Personat e kapur në flagrancës, po transportonin një kosh mbeturinash, i cili përmbante sende të dyshuara të marra nga Qendra e Thirrjeve në rrugën “Ibrahim Rugova”, të cilat ishin duke i asgjësuar. 6 të arrestuait janë Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi, Odeas Kuqi.