TIRANË-Një 32-vjeçar, është arrestuar nga Policia gjatë operacionit të koduar “Last Gun”. Renato Vuka qarkullonte me armë zjarri me vete në makinë, ndërsa u kap në flagrancë në një ndjekje nga Policia në rrugët e Tiranës. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Citroen DS3” iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë së bashku me municion. Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi gjithashtu automjetin, dy aparate celularë dhe 15 800 euro.
View this post on Instagram
Njoftimi i policisë:
Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “LAST GUN”.
Qarkullonte me automjet, i armatosur me pistoletë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari.
Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, municion, 1 automjet, 2 aparate celularë dhe 15 800 euro.
Në vijim të punës për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me automjet dhe dyshohej se mbante armë zjarri, organizuan dhe finalizuan operacionin “Last Gun”.
Në kuadër të cilit në rrugën “Collakët”, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin tip “Citroen DS3”, me të cilin qarkullonte shtetasi R. V., 32 vjeç. Gjatë kontrollit të automjetit, iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë së bashku me municion.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 2 aparate celularë dhe shuma prej 15 800 eurosh.
Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi R. V. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.