Aktualitet

Mbi një vit pa drejtues, Jehona Varfi do jetë drejtoresha e re e Cirkut Kombëtar

Ajo është diplomuar në Universitetin e Prishtinës në vitin 2010

k.m.
Mbi një vit pa drejtues, Jehona Varfi do jetë drejtoresha e re e
Jehona Varfri

TIRANË- Jehona Varfi është emëruar drejtoresha e re e Cirkut Kombëtar, ajo do të pasojë Laid Ymerin i cili u lirua nga detyra më 25 tetor 2024. Ajo është diplomuar në Universitetin e Prishtinës në vitin 2010, ku ka studiuar Trashëgimi Kulturore me bursë të plotë nga Agjencia Austriake për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Edukim dhe Kërkim, Jehona ka ndërtuar një karrierë të pasur në fushën e menaxhimit kulturor dhe rinor.

Varfri ka përvojë në menaxhimin e projekteve strategjike dhe trashëgimisë kulturore, e cila pritet të sjellë projekte të reja në Cirkun Kombëtar. /ZËRI

Poll

MOS HUMB