
SHKODËR- Një 28-vjeçar është paraqitur në Spitalin e Shkodrës për ndihmë mjekësore pasi ishte plagosur me armë zjarri në këmbë. Sipas dëshmisë së vëllait të tij, ai është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri pushkë teksa ndodheshin në mal.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
"Rreth orës 09:20, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur për ndihmë mjekësore nje, 28 vjeçar, banues në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe, i dëmtuar me armë zjarri, në këmbë.
Në bazë të deklarimeve të vëllait të 28 vjecarit, paraprakisht dyshohet se ai është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri pushkë, në mal.
Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin ligjor të saj, është ngritur grupi hetimor, i cili vijon veprimet hetimore në drejtimin e Prokurorisë", njofton policia. /ZËRI