Aktualitet

Mashtrimi me mikrokreditë në vlerën 7.2 mln €, arrestohet përmbaruesi Alban Kote

43-vjeçari është vendosur në pranga me urdhër të Gjykatës së Tiranës pasi akuzohet për veprën penale "shpërdorim detyre".

k.m.
Mashtrimi me mikrokreditë në vlerën 7.2 mln €, arrestohet
Alban Kote

TIRANË- Arrestohet përmbaruesi Alban Kote. 43-vjeçari është vendosur në pranga me urdhër të Gjykatës së Tiranës pasi akuzohet për veprën penale "shpërdorim detyre".

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ekzekutuan vendimin penal për shtetasin A. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”,"- bëri me dije Policia.

Prej muajsh tashmë, ZËRI ka denoncuar, denoncon dhe grumbullon dëshmi të viktimave që ranë pre e njoftimeve grackë për të marrë kredi në zyra. Këto zyra përmes njoftimeve online dhe në televizione, krijuan një perceptim të gabuar te qytetarët se ishin njësoj si bankat e tjera. Në fakt, në realitet këto zyra japin kredi shpejt dhe me norma përtej normales. Pa asnjë filtër, këto institucione iu japin qytetarëve kredi në situata që ata nuk munden dot kurrsesi ti paguajnë. Këtu nisi dhe kalvari i abuzimeve. Kreditë e këqija, përfshirë dhe ato të bankave iu shitën MCA. Tashmë çështja është në duart e SPAK dhe kutia e "Pandorës" pritet të hapet. Ky skandal, deri më tani ka marrë 2 jetë njerëzisht. Njëri ishte Pal Trashaj, i cili u vetëflijua para ambienteve të SPAK, ndërsa nga një godinë në ndërtim u hodh Olsi Ibro, i cili ishte një nga pronarët e MCA./ZËRI

Poll

MOS HUMB