
TIRANË- Zbulohet emri i personit të shpallur në kërkim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në kërkim është shapllur Altin Hajri, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me ish-deputetin e Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja. Hajri është një emër i njohur për botën e krimit në Durrës dhe jo vetëm, pasi ishte shpallur në kërkim që në vitin 2020 për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jani Prengës. Por edhe pse kanë kaluar 4 vite ende nuk është kapur për t'u vendosur para drejtësisë.
Pse akuzohet Çyrbja?
Ish-deputeti i Partisë Socialiste akuzohet për tre vepra penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. Bashkë me Çyrbjan është prangosur edhe një tjetër person i identifikuar si Ahmet Masha. Ai njihet edhe si "Meçe", ndërsa i treti është Altin Hajri. Nuk dihet nëse aksioni i SPAK vazhdon edhe sot, por pritet që Prokuroria e Posaçme të dalë sot me një tjetër njoftim lidhur me aksionin./ZËRI