Aktualitet

Nuk është kallëzimi i Palokës! Jurgis Çyrbjan e ‘fundosën’ bisedat ne SKY ECC me grupin kriminal

Çyrbja rezulton të ketë dalë në komunikimet e SKY ECC, duke biseduar me anëtarë të një grupi kriminal që operon në Durrës, por nuk janë zbardhur detaje të tjera deri më tani.

F.m
Nuk është kallëzimi i Palokës! Jurgis Çyrbjan e
Ish-deputeti Jurgis Çyrbja

TIRANË- Ish-deputeti Jurgis Çyrbja duket se nuk do të përballet vetëm me akuzën e shpërdorimit të detyrës përpara drejtësisë, por edhe me një akuzë akoma më të rëndë, si ajo e “përkrahjes së autorit të krimit”. Nga detajet e zbardhura deri më tani, rezulton se Çyrbja nuk është vënë në pranga pas marrjes si i pandehur ngaProkuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), por pas një tjetër hetimi të nisur po nga Prokuroria e Posaçme. Çyrbja rezulton të ketë dalë në komunikimet e SKY ECC, duke biseduar me anëtarë të një grupi kriminal që operon në Durrës, por nuk janë zbardhur detaje të tjera deri më tani. Edhe SPAK, në njoftimin paraprak bën me dije se Cyrbja është arrestuar si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni altiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, por shton që nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje.

Njoftimi paraprak:  

Nisur nga interesi i madh i mediave ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masen e sigurimit arrest ne burg të caktuar nga Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ndaj shtetasit Jurgis Cyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni altiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje.

Poll

MOS HUMB