Aktualitet

DETAJE/ Çyrbja u prangos në mes të Durrësit, u ndalua bashkë me shoferin personal

Ai ishte nën shoqërinë e shoferit personal. Të dy janë ndaluar nga policia, por prangat i janë vënë vetëm Çyrbjas.

F.m
DETAJE/ Çyrbja u prangos në mes të Durrësit, u ndalua
Jurgis Çyrbja

DURRËS- Janë zbardhur detaje në lidhje me arrestimin e ish-deputetit Jurgis Çyrbja. Mësohet se Çyrbja është ndaluar dhe prangosur nga  efektivët në momentin që po udhëtonte me automjetin e tij, në qytetin e Durrësit.

Ai ishte nën shoqërinë e shoferit personal. Të dy janë ndaluar nga policia, por prangat i janë vënë vetëm Çyrbjas.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)më 11 tetor. Dy ditë  përpara se SPAK ta merrte të pandehur, Çyrbja hoqi dorë nga mandati i deputetit.

Ish-deputeti akuzohet për ‘shpërdorim detyre’. Kallëzimi për Çyrbjan ishte bërë nga deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka gjatë kohës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, kohë kur Çyrbja drejtonte hipotekën e Durrësit.

Në atë kohë, si drejtues politik i qarkut të Durrësit, Paloka e akuzoi se kishte firmosur brenda të njëjtës ditë dy praktika për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm, duke sjellë mbivendosje të pronës. Deri më sot, deputeti nuk ka dhënë asnjë detaj për çështjen e tij. Madje, për mandatin është shprehur se ka vendosur që ta lëjë për shkak të problemeve shëndetësore./ZËRI

Poll

MOS HUMB