
TIRANË- Aulon Pashaj është gjyqtari që është përndjekur për muaj të tërë. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se Pashaj, për shkak të bezdisjes së herë pas hershme, në 24 tetor 2023 vendosi të kallëzojë në komisariatin Nr.1 në Tiranë, Ardit Bajramin nga Erseka por banues në Tiranë.
Për këtë rast përndjekje gjyqtarja e Tiranës, Armela Hasantari, në 25 shtator 2024 ka vendosur fillimisht të deklarojë fajtor Ardit Bajramin, duke e dënuar me 8 muaj burgim. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar ky dënim është ulur në masën 4 muaj burgim.
Më tej gjyqtarja Hasantari ka vendosur të pezullojë vuajtjen e dënimit me burg, duke ia konveruar në shërbim prove me kusht që për një periudhë kohe prej 8 muaj të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.
Sipas kallëzimit të gjyqtarit Pashaj, një person që ai nuk e njeh, e kërcënon, e shqetëson pa arsye, në mënyrë të përsëritur.
Kontakti i parë me këtë person ka qenë në vitin 2020, në një nga ditët e para të muajit dhjetor ku gjyqtari, sapo kishte dalë një mbrëmje nga banesa e tij dhe po ecte ne afërsi të Hotel "DEA" në Tiranë.
Në fillim të rrugës pranë furrës se bukës i ka dalë përpara ky person duke kërcënuar me fjale të ndryshme, si:"...hajde këtu, lepur, spiun, me ty po flas...".
Gjyqtari deklaron se është habitur me këto fjalë të këtij personi pasi nuk e kishte parë asnjëherë.
Pas tre apo katër ditësh ky episode është ripërsëritur sërisht, ku i njëti person i ka ndalur në rrugë duke i thënë: ”...të kam parë në “Bajram Curri”, e ke qënë i veshur mirë...”.
Sërish, një ditë tjetër Ardit Bajrami ka përndjekur me fjalë gjyqtarin, pas sipas këtij të fundit teksa po kalonte në rrugë, Bajrami i ka thënë: ”...ky është prokuror në “Bajram Curri...”.
Ndërsa episodi i fundit, ka qenë më 20 shtator 2023, rreth mbasdites gjyqtari ka qënë duke ecur në këmbë dhe Bajramaj i është drejtuar me fjalët: "...ruaju ...ruaju,... prokuror...".
Gjyqtari ka shpjeguar se kjo situatë është bërë shqetësuese për të dhe familjen e tij. Ai nuk ia dinte emrin këtij personi edhe nuk kishte pasur asnjëherë kontakte përsa i përket punës së tij si gjyqtar.
Ndërkohë pas marjes së kallëzimit nga policia është identifikuar dhe pyetur Ardit Bajrami, i cili ka shpjeguar se:
"...jam banues në rrugën "Fuat Toptani", Tiranë dhe se nuk kam asnjë problem me Aulon Pashajn.”
Në lidhje me datën 20 shtator 2023, ai është shprehur se ka pasur një rast ditëlindjeje, edhe se ka qenë në gjendje të dehur, ndaj nuk mban mend se çfarë mund t’i ketë thënë. Ai ka shtuar se i vjen shumë keq për keqkuptimin dhe se i kërkon falje gjyqtarit Aulon Pashaj.