Aktualitet

VIDEO/ Forcat RENEA stërviten në Bizë, zbarkojnë me litar nga helikopteri në zonat malore

Tema e kësaj stërvitjeje ishte “Zbarkimi me litar nga helikopteri në zonat malore, duke përdorur teknikën FASTROP, mbulimin e forcave me snajper gjatë zbarkimit”.

F.m
VIDEO/ Forcat RENEA stërviten në Bizë, zbarkojnë me litar
Stërvitja

TIRANË- Reparti i Neutralizimit të Elementëve të Armatosur, shkurt RENEA kanë zhvilluar një stërvitje në rajonin stërvitor të Bizës në bashkëpunim me Regjimentin e Helikopterëve Farkë. Kjo është zjvilluar në bazë të programit stërvitor të miratuar nga Drejtoria e Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Tema e kësaj stërvitjeje ishte “Zbarkimi me litar nga helikopteri në zonat malore, duke përdorur teknikën FASTROP, mbulimin e forcave me snajper gjatë zbarkimit”.

"Qëllimi i kësaj stërvitjeje ishte rritja e aftësive profesionale dhe e performancës së trupave operacionale, duke ndërvepruar dhe koordinuar taktikisht me Regjimentin e Helikopterëve Farkë, për t’iu përgjigjur në kohë situatave të ndryshme reale,”- njoftoi Policia e Shtetit. 


Stërvitja e përbashkët u realizua me sukses duke arritur qëllimin e saj.  Në përfundim të stërvitjes u ra dakord që eksperienca të tilla të vazhdojnë dhe në të ardhmen.

Poll

MOS HUMB