Aktualitet

Theu masën e sigurisë dhe u arratis, arrestohet 42-vjeçari në Fier

Gjykata e Fierit ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".

F.m
Theu masën e sigurisë dhe u arratis, arrestohet 42-vjeçari
Policia

FIER- Një 42-vjeçar është vënë në pranga pasi ka thyer masën e sigurisë. 42-vjeçari ishte lënë në masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale "Falsifikim i monedhave", por kishte thyer masën e sigurisë dhe ishte shpallur në kërkim. Për rrjedhojë, Gjykata e Fierit ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".

Njoftimi i policisë Fier:

Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale "Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", vihet në pranga 42-vjeçari. Në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin M. Ç., 42 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi", për veprën penale "Falsifikim i monedhave", por kishte thyer masën e sigurisë dhe ishte shpallur në kërkim. Gjykata e Fierit ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit". Në vijim të veprimeve procedurale, Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare ndaluan shtetasin M. Ç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB