Aktualitet

Masakër mjedisore në lumin Shkumbin, gazetari ndan pamjet: Mjetet e rënda marrin dhera e inerte

Në pamje shihen mjetet e rënda si ekskavatorët dhe kamionët e tonazhit të lartë pranë ujit

F.I
Masakër mjedisore në lumin Shkumbin, gazetari ndan pamjet: Mjetet e
PAMJET NGA NGJARJA

TIRANË-Lumi Shkumbin po përballet me një masakër të rëndë mjedisore. Gazetari Osman Stafa ka ndarë një video në rrjete sociale me pamjet nga lumi, ku shihen mjetet e rënda si ekskavatorët dhe kamionët e tonazhit të lartë pranë ujit. Stafa krahas pamjeve deklaron se situata mbetet e rëndë, ku ende nuk ka një kontroll në zonë të parandalojë krimin mjedisor. 

Gazetari thkeson se marrja e inerteve bëhet përgjatë gjithë lumit Shkumbin, ku mjetet e rënda ngarkohen pa pushim me dhera. Heqja e këtyre dherave dhe inerteve bën që lumi të gërryejë themelet e veta, ndërsa gazetari bën thirrje për ndërhyrje që kjo situatë të ndalojë.

Poll

MOS HUMB