SARANDË-Një operacion i gjerë kundër shpërndarjes së drogës dhe armëmbajtjes pa leje është finalizuar mbrëmjen e djeshme në Sarandë, pas dy muajsh hetime të zhvilluara nga Policia në bashkëpunim me Prokurorinë. Në kuadër të operacionit 'Vjeshta' në pranga u vendosën 20 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Të arrestuarit janë: Arlind Osmani, 25 vjeç, Feliks Filja, 27 vjeç, Med Myftaraj, 35 vjeç, Klerjan Popshni, 27 vjeç, Redian Arizi, 33 vjeç, banues në Ksamil, Nikolin Rakipi, 32 vjeç, Altin Arapi (Demiri), 48 vjeç, Erjon Dido, 41 vjeç, Dhimitër Terolli, 33 vjeç, Xhuliano Mejdi, 27 vjeç, Vasil Kaçi, 23 vjeç, Flatun Lalaj, 54 vjeç, Bledar Kovaci, 26 vjeç, Shqefet Bezhani, 20 vjeç, Andrea Babi, 20 vjeç, Nazif Refitaj, 24 vjeç, Elvis Demçaj, 30 vjeç, Devis Saliaj, 22 vjeç, Korado Omeri, 28 vjeç dhe Fabjo Berhamaj, 30 vjeç, banues në Sarandë.
Në kërkim janë shpallur Fabjo Berhamaj, 30 vjeç, dhe Stilian Rakipi, 26 vjeç. Po ashtu një hetim në gjendje të lirë ka nisur për Ermir Nasin, 37 vjeç, i cili gjatë aksionit kundërshtoi shërbimet e Policisë për të mos ushtruar kontroll në një nga dhomat e hotelit ku qëndronte Shqefet Bezhani.
Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan 72 doza kokainë, 80 doza Cannabis, 2 pistoleta, 4 makina, 19 celularë, euro dhe lekë cash. Dy armët e zjarrit u gjetën gjatë kontrolleve në shtëpitë e Devis Saliaj dhe Shefqet Bezhanit.
Në krye të rrjetit qëndronte Altin Arapi, i njohur me pseudonimin "Boraqi". Arapi në rolin e kryefurnitorit, furnizonte me lëndë narkotike drogë e kanabis anëtarët e grupit, të cilët më pas e shpërnadinin sipas zonave të ndara në qytetin bregdetar. Shpërndarësit lëviznin kryesisht në zonat më të frekuentuara të Sarandës, si plazhet, lokalet e natës dhe në afërsi të shkollave, shëtitoren, ku synonin edhe turistët si klientë të mundshëm.
Burime për ZËRI bëjnë me dije se disa prej të dyshuarve vinin nga Tirana dhe Elbasani vetëm gjatë sezonit veror. Konkretisht personat në foto Arlind Osmani dhe Feliks Filja operonin në zonën e Ksamilit. Dyshja furnizoheshin me lëndë narkotike nga Altin Arapi, i njohur me nofkën "Boraqi".
Më 31 korrik, në kuadër të të njëjtit hetim, u arrestuan në flagrancë tre persona, Argjend Nanaj, Ardit Cama, K. J. dhe u sekuestruan 5 kilogramë kanabis, që dyshohet se do të shpërndahej në Sarandë dhe Ksamil./ZËRI

