Aktualitet

Të përfituara nga veprimatri kriminale? Lambo, Range Rover dhe Audi-Policia 'në sitë' makinat luksoze

Në pamjet e ndara nga autoritet shihet se në 'lupë' janë vendosur mjetet luksoze si 'Lamorgini', 'Range Rover', 'Audi', për të cilat janë kryer kontrolle të mëtejshme lidhur me pronësinë, origjinën dhe historikun e blerjes, shitjes dhe posedimit të tyre

F.I
Të përfituara nga veprimatri kriminale? Lambo, Range Rover dhe
PAMJET NGA KONTROLLET

TIRANË-Policia e Tiranës ka ndërmarrë një operacion, lidhur me kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet. Strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Operacionale”, Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Policinë Rrugore, kanë kontrolluar dhjetëra automjete luksoze në Tiranë me qëllim verifikimin e mjeteve që dyshohet se mund të jenë përfituar nga veprimtaria kriminale, si dhe parandalimin e trafikimit të tyre.

Në pamjet e ndara nga autoritet shihet se në 'lupë' janë vendosur mjetet luksoze si 'Lamorgini', 'Range Rover', 'Audi', për të cilat janë kryer kontrolle të mëtejshme lidhur me pronësinë, origjinën dhe historikun e blerjes, shitjes dhe posedimit të tyre.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle të përqendruara ndaj automjeteve luksoze, në fokus verifikimi i origjinës dhe burimit të pasurisë.

Strukturat e Policisë së Tiranës kanë intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze, me qëllim evidentimin dhe verifikimin e mjeteve që dyshohet se mund të jenë përfituar nga veprimtaria kriminale, si dhe parandalimin e trafikimit të tyre.

Në kuadër të këtyre kontrolleve, strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Operacionale”, Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Policinë Rrugore, kanë kontrolluar dhjetëra automjete luksoze në kryeqytet.

Kontrollet janë kryer nëpërmjet një aparature të posaçme, e cila mundëson kontrollin dhe verifikimin e të dhënave identifikuese të automjetit. Pas verifikimit në sistem, për automjetet e evidentuara janë kryer kontrolle të mëtejshme lidhur me pronësinë, origjinën dhe historikun e blerjes, shitjes dhe posedimit të tyre.

Gjithashtu, janë kryer verifikime mbi burimin e të ardhurave me të cilat janë blerë automjetet, me qëllim evidentimin e rasteve kur pasuria mund të jetë përfituar nga veprimtaria kriminale, si dhe identifikimin e mjeteve që mund të jenë objekt i trafikimit të paligjshëm.

Në përfundim të verifikimeve, materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë, për vijimin e hetimeve dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Policia e Tiranës do të vijojë kontrollet e përbashkëta dhe verifikimet ndaj automjeteve luksoze, në funksion të evidentimit dhe goditjes së pasurive me origjinë kriminale, parandalimit të trafikimit të tyre dhe luftës kundër pastrimit të produkteve që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Poll

MOS HUMB