Aktualitet

Marrëveshja u “ngri” për disa muaj, mbërrin në Shëngjin anija me dhjetëra emigrantë të paligjshëm

Me këtë vendim, emigrantët e ndaluar në Gjadër mund të qëndrojnë aty deri në 18 muaj, derisa vendet e tyre të origjinës të pranojnë kthimin e tyre.

I.F
Marrëveshja u “ngri” për disa muaj, mbërrin në
Momenti kur mbërrijnë emigrantët

LEZHË- Në portin e Shëngjinit mbërritën 40 emigrantë të paligjshëm, të cilët janë ndaluar në Itali dhe do të qëndrojnë në kampin e Gjadrit. Sipas një dekreti të miratuar nga qeveria e kryeministrës italiane Giorgia Meloni, qendrat pritëse në Gjadër do të përdoren për emigrantët e paligjshëm që janë në pritje të dëbimit.

Marrëveshja u “ngri” për disa muaj, mbërrin në

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi dekreti i fundit vetëm “riaktivizoi një funksioni ekzistues të qendrës, atë të qendrës së kthimit”.

Marrëveshja u “ngri” për disa muaj, mbërrin në

Me këtë vendim, emigrantët e ndaluar në Gjadër mund të qëndrojnë aty deri në 18 muaj, derisa vendet e tyre të origjinës të pranojnë kthimin e tyre.

Marrëveshja u “ngri” për disa muaj, mbërrin në

Emigrantët e paligjshëm, do të qëndrojnë në Shqipëri në pritje të dëbimit, por duhet të kthehen në Itali për kthimin e tyre përfundimtar në vendet e origjinës. Në një tentativë për t’i hapur qendrat, më 28 mars, qeveria italiane miratoi një dekret të ri, i cili e lejon përdorimin e këtyre strukturave për të strehuar emigrantë pa dokumente që ndodhen aktualisht në Itali, dhe ndaj të cilëve është lëshuar urdhër dëbimi.

Marrëveshja u “ngri” për disa muaj, mbërrin në

Deri më tani qendrat pritëse ishin bosh, pasi në nëntor emigrantët, dhe pjesa më e madhe e policëve italianë, punonjësve socialë dhe organi drejtues i qendrave në Shqipëri për riatdhesimin e emigrantëve u larguan nga Gjadri. Vendimi erdhi pas bllokimit të njëpasnjëshëm të Gjykatës së Romës për mbajtjen e emigrantëve në qendrën e Gjadrit.

Marrëveshja u “ngri” për disa muaj, mbërrin në

Marrëveshja me Italinë për emigrantët u nënshkrua në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe më pas u ratifikua nga të dyja parlamentet ndërsa në vendin tokë u kërkua edhe një aprovim i gjykatës kushtetuese. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre refugjatët nga territori shqiptar./ZËRI

Poll

MOS HUMB