Aktualitet

446 pako kokainë u kapën! Ergys Dashi i shkruante i shqetësuar Suel Çelës: Na kanë përgjuar!

Sipas dosjes së Prokurorisë së Posaçme, kapja e drogës e acaroi Suel Çelën, gjë që vërehet dhe nga bisedat me Ergys Dashin

I.F
446 pako kokainë u kapën! Ergys Dashi i shkruante i shqetësuar
Suel Çela

TIRANË- Më 5 janar të vitit 2021 u sekustruan 446 kg drogë në Portin e Roterdamit në Holandë. Kontejnerët ishin nisur nga Amerika Latine, ku pretendohej se në to po transportoheshin babane, por gjatë skanimit, rezultoi se ato përmbanin drogë, e cila u asgjësua menjëherë. Sipas dosjes së Prokurorisë së Posaçme, kapja e drogës e acaroi Suel Çelën, gjë që vërehet dhe nga bisedat me Ergys Dashin, i cili kishte rolin e organizatorit, bashkëfinancuesit dhe siguruesit.

Sipas dosjes, Dashi rezulton një person që ka lidhje me grupet e fuqishme kriminale dhe autoritetet ne Ekuador dhe një person që kryen trafik kokaine në disa vende të Evropës. Por, ai u ekzekutua më 22 janar 2022 në një atentat mafioz. Plani për të transportuar sasinë e kokainës ishte thurur më 28 shtator 2020 mes një takimi të Suel Çelës dhe Ergys Dashit në tregun agro-ushqimor në Elbasan. Ngarkesa u nis nga Ekuadori në drejtim të Holandës më 14 dhjetor, por SPAK disponon bisedat prej shtatorit të vitit 2020.

Llogaritej se një kilogram drogë do të kushtonte 5500 euro, ndërsa fitimi do të ishte kolosal. Ndërsa do t’i ndanin në dy pjësë fitimet, gjysma para nisjes së ngarkesës, ndërsa gjysma pas mbërritjes. Suel Çela kërkoi që të përfshijë edhe të shumëkërkuarin e drejtësisë Ervin Mata, të cilit i referohet si “Boli”, por ai nuk tregoi interes dhe Çela do ta financojë vetë.

“Rregullo at transfertën, nisim lekët, unë po flas me Bolin nëse ai ska qejf me marr pjesë të kjo punë”, shkruan Çela.

Por, sipas dosjes së SPAK, Ervin Mata ka është gati të marrë pjesë në këtë transport dhe biseda mes tyre është zhvilluar fillimisht me telefonin e Dashit, dhe më pas ai flet personalisht me Çelën.

Biseda 14 tetor 2020

Ervin Mata: Ky thotë këtë muaj vjen kutija aty ke 188, 100%

Suel Çela (Marius Lulaj): shumë mirë

Ndërsa sipas planeve Çela do të financonte blerjen e 100 kilogramëve dhe do të merrte përsipër që sasinë ta shiste vetë në tregun evropian, por fitimet do t’i sillte në Shqipëri. Ndërsa çdo individ që dëshironte të bëhej pjesë e ngarkesës duhej të paguante 10% grupit që kishte marrë përsipër transportin. Në bisedat me Ergys Dashit, Suel Çelës dhe Ervin Matës, theksohet se plani do të realizohej me mbështetjen e autoriteteve ekuadoriane.

SPAK disponon transkriptimet e bisedave që lidhen me transferimin e parave në Ekuador, kryesisht një shumë prej 200 mijë paundësh, organizimin e transportit dhe si ndarjen e detyrave. Ndërsa në një foto të dërguar nga Suel Çela për Gazmend Dishën më 11 dhjetor tregonte se ngarkesa u nis. Por planet nuk iu realizuan, pasi në fund të muajit dhjetorit, teksa po prisnin ngarkesën, gjë që vërhehej nga sms e dërguara, autoritetet holandeze sekuestrojnë kokainën. Ndërsa sipas bisedës mes Dashit dhe Çelës, ky i fundit dyshon se dikush i ka spiunuar.

Ergys Dashi: Presim ça do ndodhi, s'ka mundësi të ketë ndodh ndryshe, vetëm përgjime

Suel Çela: Dikush ka dhënë info Policisë aty

Më pas, Çela kërkon që për dështimin e operacionit të ndëshkohet kush i ka tradhëtuar, ndërsa paralelisht ai kishte një tjetër dërgesë me 930 kg lëndë narkotike që do të transportohej po nga Ekuadori në Evropë, dhe me të cilën po bashkëpunonte me Bujar alias Marsel Shegën, që zotëronte disa biznese dhe ndihmonte në pastrimin e parave. /ZËRI

Poll

MOS HUMB