FOTO ILUSTRUESE
CËRRIK-Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat e fshatit Shtërmen, në Bashkinë e Cërrikut duke rrezikuar një sipërfaqe të konsiderueshme. Në operacionin për shuarjen e flakëve u përfshinë 21 punonjës zjarrfikës dhe 5 mjete zjarrfikëse.
Në ndihmë të zjarrfikëseve të Cërrikut kanë shkuar edhe ekipet nga Bashkitë fqinje Elbasan, Gramsh dhe Belsh, të cilat iu përgjigjën menjëherë thirrjes për ndihmë dhe kontribuuan në vënien nën kontroll të zjarrit. Pas disa orë luftë me flakët dhe disa dhjetëra ekipe të angazhuar u bë e mundur fikja e zjarrit.
Poll