Aktualitet

Lidhjet personale me Metën, thirret në SPAK Gerald Gjeogjini

Sot për t'u marrë në pyetje, është paraqitur në SPAK, Gerald Gjeogjini, i njohur ndryshe edhe si operatori i ish-presidentit në takimet që ai zhvillonte.

k.m.
Lidhjet personale me Metën, thirret në SPAK Gerald Gjeogjini
Gerald Gjeogjini

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po vijon me hetimet e thelluara ndaj kreut të Partisë së Lirisë (ish-LSI), Ilir Meta. Sot për t'u marrë në pyetje, është paraqitur në SPAK, Gerald Gjeogjini, i njohur ndryshe edhe si operatori i ish-presidentit në takimet që ai zhvillonte. Ai është thirrur edhe si person, i cili ka marrë pjesë në çdo takim zyrtar, darka dhe takime private të Metës.

Raportohet se Gjeogjini është thirrur si person që ka dijeni për lobimet në SHBA në vitin 2014 dhe lidhjet e tij personale me Ilir Metën. Por ai vetë, pas një orë në SPAK, nuk dha asnjë prononcim për mediat e pranishme.

Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara./ZËRI

Poll

MOS HUMB