LIVE UPDATES

SPAK aksion në Durrës, arrestohet ish-deputeti Jurgis Çyrbja, akuzohet për lidhje me një grup kriminal, në pranga dhe "Meçe"

➤Arrestohet ish-deputeti Jurgis Çyrbja. Çyrbja është prangosur në Durrës teksa udhëtonte me makinën e tij me shoferin e tij personal. ➤Bashkë me Çyrbjan është prangosur edhe një tjetër person i identifikuar si Ahmet Masha. Ai njihet edhe si "Meçe".➤Një tjetër është shjpallur në kërkim. ➤Në një njoftim të shkurtër, SPAK bën me dije se Çyrbja akuzohet për: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. ➤Aksioni i sotëm i SPAK nuk ka lidhje me akuzën që rëndonte me herët mbi ish-deputetin, ajo e shpërdorimit të detyrës. ➤Çyrbja dyshohet se ka bashkëpunuar me një grup kriminal dhe ka dalë në bisedat e SKY ECC me anëtarët e një bande që operon në qytetin e Durrësit. ➤ Jurgis Çyrbja u mor i pandehur nga SPAK më 11 tetor nën akuzën “shpërdorim detyrë”, akuzë që u ngrit pas hetimit të nisur pas kallëzimit të bërë nga demokrati Edi Paloka, i cili gjatë kohës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, kohë kur Çyrbja drejtonte hipotekën e Durrësit, e akuzoi se kishte firmosur brenda të njëjtës ditë dy praktika për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm, duke sjellë mbivendosje të pronës. ➤Çyrbja është akuzuar nga Lulzim Basha për bashkëpunim me një grup kriminal.

4 artikuj për këtë temë.
5 MUAJ ME PARE

U arrestua, Çyrbjas i kontrollohet banesa, i sekuestrojnë makinën dhe celularin

SPAK aksion në Durrës, arrestohet ish-deputeti Jurgis Çyrbja,
Jurgis Çyrbja

DURRËS- Policia e Shtetit ka ushtruar kontroll në banesën e Jurgis Çyrbjas pas arrestimit të ish-deputetit. Deri më tani raportohet se Çyrbjas i është sekuestruar automjeti dhe celulari i tij ndodhet në duart e hetuesve. Ende nuk dihet se çfarë mund të jetë gjetur në shtëpinë e Çyrbjas që mund tu shërbejë hetimeve.

Çyrbja u prangos këtë mbrëmje bashkë me Ahmet Mashën, të njohur ndryshe si “Meçe”, me urdhër të SPAK. Një tjetër person është shpallur në kërkim.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste akuzohet për tre vepra penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. Aksioni i sotëm i SPAK nuk ka lidhje me akuzën që rëndonte me herët mbi ish-deputetin, ajo e shpërdorimit të detyrës.

Çyrbja dyshohet se ka bashkëpunuar me një grup kriminal dhe ka dalë në bisedat e SKY ECC me anëtarët e një bande që operon në qytetin e Durrësit. 

5 MUAJ ME PARE

I lakuar për lidhje me trafikantin Ylli Didani, kush është "Meçe" që u arrestua me Jurgis Çyrbjan

SPAK aksion në Durrës, arrestohet ish-deputeti Jurgis Çyrbja,
Ylli Didani

TIRANË- Ahmet Masha, 42 vjeç, banues në Durrës, djali i pronarit të anijes së peshkimit “Rovato”, është personi që është vënë në pranga këtë mbrëmje bashkë me ish-deputetin Jurgis Çyrbja. Ai njihet edhe si "Meçe". Masha rezulton se është arrestuar edhe më herët dhe është akuzuar për kontrabandë nafte. Më konkretisht, 42-vjeçari u vu në pranga në vitin 2013, gjatë operacionit “Dallga” bashkë me disa persona të tjerë.

Në pranga ranë, Emiljano Kuçi, Irgen Balla, Altin Imeraj, Ardian Cani, Eugen Hysa dhe Arbër Çerkini.

Emri i Ahmet Mashës lidhet edhe me Ylli Didanin, banori i Miçiganit, që në pamje të parë të jepte përshtypjen se ishte një biznesmen i suksesshëm me aksione në kompani në Shtetet e Bashkuara, Shqipëri dhe Kosovë, por që sipas agjencisë amerikane kundër drogës, DEA, Didani bënte një jetë të dyfishtë. Ai kontrabandonte kokainë nga Amerika e Jugut në Evropë dhe pastronte të ardhurat e paligjshme të drogës.

BIRN shkruante në vitin 2021 se në vitin 2017 Didani nënshkroi një deklaratë noteriale se ai do të blinte një anije peshkimi me vlerë 500,000 dollarë nga Ahmet Masha.

Dy javë më vonë, më 21 shtator 2017, Prokuroria e Tiranës lëshoi ​​një urdhër sekuestrimi për llogaritë bankare të Didanit.

I kontaktuar nga BIRN, Masha mohoi të ishte përfshirë në ndonjë transaksion me Didanin, duke thënë se ai e kishte takuar atë shkurtimisht.

“E takova vetëm për dy orë në plazhin e ‘Il Gambero'”, tha ai, duke iu referuar një restoranti me çadra dhe shezlone në Gjirin e Lalzit në bregdetin shqiptar të Adriatikut.

 

5 MUAJ ME PARE

Nuk është kallëzimi i Palokës! Jurgis Çyrbjan e ‘fundosën’ bisedat ne SKY ECC me grupin kriminal

SPAK aksion në Durrës, arrestohet ish-deputeti Jurgis Çyrbja,
Ish-deputeti Jurgis Çyrbja

TIRANË- Ish-deputeti Jurgis Çyrbja duket se nuk do të përballet vetëm me akuzën e shpërdorimit të detyrës përpara drejtësisë, por edhe me një akuzë akoma më të rëndë, si ajo e “përkrahjes së autorit të krimit”. Nga detajet e zbardhura deri më tani, rezulton se Çyrbja nuk është vënë në pranga pas marrjes si i pandehur ngaProkuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), por pas një tjetër hetimi të nisur po nga Prokuroria e Posaçme. Çyrbja rezulton të ketë dalë në komunikimet e SKY ECC, duke biseduar me anëtarë të një grupi kriminal që operon në Durrës, por nuk janë zbardhur detaje të tjera deri më tani. Edhe SPAK, në njoftimin paraprak bën me dije se Cyrbja është arrestuar si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni altiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, por shton që nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje.

Njoftimi paraprak:  

Nisur nga interesi i madh i mediave ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masen e sigurimit arrest ne burg të caktuar nga Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ndaj shtetasit Jurgis Cyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni altiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje.

5 MUAJ ME PARE

DETAJE/ Çyrbja u prangos në mes të Durrësit, u ndalua bashkë me shoferin personal

SPAK aksion në Durrës, arrestohet ish-deputeti Jurgis Çyrbja,
Jurgis Çyrbja

DURRËS- Janë zbardhur detaje në lidhje me arrestimin e ish-deputetit Jurgis Çyrbja. Mësohet se Çyrbja është ndaluar dhe prangosur nga  efektivët në momentin që po udhëtonte me automjetin e tij, në qytetin e Durrësit.

Ai ishte nën shoqërinë e shoferit personal. Të dy janë ndaluar nga policia, por prangat i janë vënë vetëm Çyrbjas.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)më 11 tetor. Dy ditë  përpara se SPAK ta merrte të pandehur, Çyrbja hoqi dorë nga mandati i deputetit.

Ish-deputeti akuzohet për ‘shpërdorim detyre’. Kallëzimi për Çyrbjan ishte bërë nga deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka gjatë kohës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, kohë kur Çyrbja drejtonte hipotekën e Durrësit.

Në atë kohë, si drejtues politik i qarkut të Durrësit, Paloka e akuzoi se kishte firmosur brenda të njëjtës ditë dy praktika për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm, duke sjellë mbivendosje të pronës. Deri më sot, deputeti nuk ka dhënë asnjë detaj për çështjen e tij. Madje, për mandatin është shprehur se ka vendosur që ta lëjë për shkak të problemeve shëndetësore./ZËRI

Poll

MOS HUMB