Aktualitet

Kush janë politikanët që u takuan me eksponentë të krimit në Aruba? Kreu i SPAK: Hamendësime...do bëjmë transparencë

Një nga episodet më të përfolura të hetimit ndërkombëtar për trafik droge dhe pastrim parash që po zhvillohet nga SPAK është takimi në Aruba, ku pretendohet se në takim kanë marrë pjesë përfaqësues të qeverisë shqiptare.

F.I
Kush janë politikanët që u takuan me eksponentë të
Klodian Braho

TIRANË-Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Klodian Braho deklaroi nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionalese se detaje të reja lidhur me dosjen e njohur 'Aruba', do të bëhet transparente kur të përfundojnë hetimet. 

Dosja i përket grupit kriminal të trafikut të drogës e pastrimit të parave, pjesë e të cilit janë biznesmeni Artur Shehu, Artur alias Luçiano Koçeku, Alfredo Hamzai, Ilir Shtufi, Orest Sota e Orgest Birçaj. Një nga episodet më të përfolura të hetimit ndërkombëtar për trafik droge dhe pastrim parash që po zhvillohet nga SPAK është takimi në Aruba, ku pretendohet se në takim kanë marrë pjesë përfaqësues të qeverisë shqiptare. Deputeti i PD Ivi Kaso, kërkoi që SPAK të bënte publike emrat e zyrtarëve të lartë që ishin takuar në Aruba me eksponentë të krimit të organizuar. Në përgjigje Braho u shpreh se çështja është në hetim dhe SPAK nuk merret me komente politike, ndërsa theksoi se në përfundim të hetimeve do të ketë transparencë për publikun.

Ivi Kaso: Duke u ndalur te dosja Aruba, predispozohet se ka një takim me persona të krimit të organizuar me zyrtarë të lartë shqiptare. Ju shqetëson fakti që ka rrjedhur kjo dosje? A mendoni që keni një detyrim për shqiptarët, për të treguar se kush kanë qenë këta politikanë në takim, që kanë bërë plazh në janar, me apo pa mandat kryeministri, qoftë nga opozita e qoftë nga mazhoranca.

Klodian Braho: Është një çështje nën hetim. Nuk mund të ndodhë që SPAK të ketë një provë në një dosje dhe ajo të lihet aty në gjumë e të mos hetohet. Tjetër gjë mund të thuhet, por këto janë hamendësime, opinione. Kur të përfundojnë hetimet, institucioni mund të bëjë transparencë. Nuk merremi me komentet politike, të asnjë pale.

Poll

MOS HUMB