Aktualitet

Ku u gjetën materialet sekrete të SHISH? DETAJE të bujshme që çuan SPAK deri te Vlora Hyseni

Sipas burimeve, bëhet fjalë për disa materiale të klasifikuara sekrete të dala nga Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH).

zh.ll
Ku u gjetën materialet sekrete të SHISH? DETAJE të bujshme
foto ilustrim: vlora hyseni-ergys agasi

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i SPAK mëngjesin e kësaj të marte, që çoi në arrestin shtëpiak të drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni. Këtë të fundit, Prokuroria e Posaçme e akuzon për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për disa materiale të klasifikuara sekrete të dala nga Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH). Materiale të cilat, mësohet se janë gjetur gjatë kontrolleve të bëra pas arrestimit të biznesmenit Ergys Agasi dhe ish zyrtarit të lartë të policisë së Elbasanit, Ulian Shpataraku.

Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, SPAK ka ndërmarrë një aksion blic dhe ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe zyra të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve në kuadër të hetimeve për skandalin e AKSHI-t. Kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e ish-kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Ndërsa, drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni është pezulluar nga detyra dhe është lënë nën masën "arrest shtëpie"./ZËRI

Poll

MOS HUMB