Aktualitet

Eurodeputetët "zbarkojnë" në Zvërnec, banorët i presin me protestë: Shqipëria nuk është në shitje (VIDEO)

Eurodeputetët ndodhen për vizitë në Zvërnec për t'u njohur nga afër me territorin dhe situatën në zonë.

zh.ll
Eurodeputetët "zbarkojnë" në Zvërnec, banorët
zvernec

ZVËRNEC- Eurodeputët kanë zhvilluar këtë të martë një vizitë në Zvërnec, në kuadër të Komitetit të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, pas mbledhjes së 22-të që u mbajt një ditë më parë në Tiranë.

Të shoqëruar nga 7 deputetë të mazhorancës dhe 7 të opozitës, eurodeputetët janë pritur me protesta nga banorë të zonës. Në momentin që autokolonat e makinave, banorët i kanë pritur me protestë pasi kanë kërkuar që të dëgjojnë shqetësimet e tyre, duke thirrur: “Shqipëria nuk është në shitje", "Anuloni projektin, anuloni ligjin".

Eurodeputetët ndodhen për vizitë në Zvërnec për t'u njohur nga afër me territorin dhe situatën në zonë. Vizita e tyre vjen në një kohë kur protestat kundër projekteve në zonë, po zhvillohen tashmë prej më shumë se 3 muajsh në Tiranë. 

Sakaq, Parlamenti Europian pret që Shqipëria të ndryshojë ligjin për zonat e mbrojtura deri në fund të këtij viti në kuadër të zbatimit të rezolutës së këtij parlamenti dhe kërkesave që lidhen me negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian./ZËRI

Poll

MOS HUMB