GJIROKASTËR-Emin Kokalari është vënë nën hetim nga Policia e Gjirokastrës, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”. 33-vjeçari dyshohet se ka përhapur informacione të rreme në rrjetet sociale, duke shkaktuar panik te qytetarët, me pretendimin se kryetari i bashkisë,Flamur Golemi dhe punonjës të bashkisë janë të infektuar me HIV/AIDS. Policia i ka sekuestruar celularin ndërkohë që prokuroria po shqyrton mundesine e urdher-ndalimit.
Njoftimi i policisë:
Procedohet penalisht një 33-vjeçar, pasi dyshohet se ka përhapur informacione të rreme në rrjetet sociale, duke shkaktuar panik te qytetarët, me pretendimin se kryetari i bashkisë dhe punonjës të bashkisë janë të infektuar me HIV/AIDS.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua celulari i 33-vjeçarit.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.