
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci
TIRANË- Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Beci qëndroi në SPAK vetëm 30 minuta dhe para se të futej u pyet nga gazetarët për arsyen që ishte thirrur.
“Të shohim,”- tha ai dhe vijoi rrugën.
Pas daljes nga SPAK u ndal sërish para gazetarëve, por përsëri nuk dha detaje mbi motivin që e çoi në dyert e Prokurorisë së Posaçme.
“Do flas në momentin e duhur,”- tha ai.
Gazetarët e pyetën gjithashtu nëse kishte dhënë dorëheqjen si kryebashkiak, por Beci e mohoi diçka të tillë.
Poll