Aktualitet

Kreu marrëdhënie seksuale me 15-vjeçaren dhe e nxiti të konsumonte drogë bashkë me shoqet e saj, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë

40-vjeçari në bashkëpunim me një 33-vjeçar ka nxitur të miturën së bashku me dy shoqet e saj të moshës 15 dhe 16 vjeçe të konsumojnë drogë.

I.F
Kreu marrëdhënie seksuale me 15-vjeçaren dhe e nxiti të
FOTO ILUSTRUESE

VLORË- Një 40-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë. 40-vjeçari në bashkëpunim me një 33-vjeçar ka nxitur të miturën së bashku me dy shoqet e saj të moshës 15 dhe 16 vjeçe të konsumojnë drogë. Veprimet procedurale për këtë rast janë kryer në prani të prindërve dhe vajzave të mitura, psikologes së DVP Vlorë dhe mbrojtësve ligjorë.

40-vjeçari akuzohet për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”. Ndërsa 33-vjeçari po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Vlorë ndaluan shtetasin R. R., 40 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, pasi më datë 22.03.2025 dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare.  Gjithashtu, shtetasi R. R. dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F. Q., 33 vjeç (për të cilin ka nisur procedimi penal për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”), ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike.  

Veprimet procedurale për këtë rast janë kryer në prani të prindërve të shtetaseve të mitura, psikologes së DVP Vlorë dhe mbrojtësve ligjorë.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti", njofton Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB