Aktualitet

I kërkoi të dilte nga lokali, administratori i bizneseve të Allajbeut plagos me thikë të moshuarin në Berat, shpallet në kërkim

Ndërsa, i moshuari, i cili ishte klient, i ka kërkuar të dalë jashtë, por autori e ka plagosur me thikë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

I.F
I kërkoi të dilte nga lokali, administratori i bizneseve të
Asllan Fetiu dhe Klodian Allajbeu

BERAT- Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në Berat. 85-vjeçari, Todi Biçaku është plagosur me thikë në bark nga 37-vjeçari Asllan Fetiu. Bëhet me dije se autori ka hyrë në lokal dhe ka kërkuar të takojë një person, por pasi i thanë se nuk ndodhej në lokal, ai ka filluar të fyejë klientët.

Ndërsa, i moshuari, i cili ishte klient, i ka kërkuar të dalë jashtë, por autori e ka plagosur me thikë dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Policia bën me dije se po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar. 

Asllan Fetiu rezulton se është administratori i një prej bizneseve të biznesmenit Klodian Allajbeu që zotëron Spitalin Amerikan, konkretisht “AnaMark”. Fetiu zotëron edhe një bar-kafe përballë lokalit ku ndodhi plagosja. Ndërsa aksionet e “AnaMark” që administrohen prej tij, zotërohen nga kompania e Allajbeut.

I kërkoi të dilte nga lokali, administratori i bizneseve të
Biznesi

“Rreth orës 19:00 në ambientet e një lokali, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. F., 37 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin T. B., 85 vjeç , i cili ndodhet në spital.

Shërbimet e Policisë, ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB