
TIRANË- Një sasi e vogël tritoli është vendosur në një lokal në rrugën “Ramazan Gaxherri” në Tiranë. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale në ambientet e jashtme të lokalit. Ndërkohë që në momentin e shpërthimit, lokali ka qenë i mbyllur dhe nuk ka persona të lënduar. Pronari i lokalit 44-vjeçari Sotir Halili ka dëshmuar në Polici se nuk ka konflikte me asnjë person.
"Nuk kam konflikte", mësohet të ketë thënë 44-vjeçari.
Sipas Policisë, shpërthimi është regjistruar në orën 01:15 të 25 marsit.
"Rreth orës 01:15, është marrë njoftimi se në rrugën “Ramazan Gaxherri”, në ambientin e jashtëm të një lokali të mbyllur në pronësi të shtetasit S. H, rreth 44 vjeç, dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”", njofton Policia./ZËRI