
TIRANË- Pak ditë më parë, në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës, u zbulua një telefon celular në qelinë e të dënuarit me burg përjetë, Laert Haxhiut. Aparati celular u gjet pas një aksioni të zhvilluar nga efektivët e "Operacionales" në qelitë e burgut. Disa ditë më pas, një gardian u vendos në pranga pasi nga përgjimet e urdhëruara nga Prokuroria e Korçës u zbulua se ishte ai personi që fuste në burg sende të ndaluara dhe lëndë narkotike.
-
Fuste lëndë narkotike në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
30 Qershor, 20:34
Megjithatë, deri më tani nuk është gjetur asnjë fije lidhëse mes tij dhe celularit të Haxhiut, i cili është dërguar për të "çkoduar" bisedat që ai ka zhvilluar. Por duket se telefoni i të dënuarit përjetë është vetëm maja e asjbergut.
Një dosje hetimore e siguruar nga gazetari Elton Qyno për “Ora News” zbulon detaje të tjera lidhur me atë që ndodh brenda mureve të burgut të Drenovës. Dy anëtarët kryesorë të grupit të Laert Haxhit, po ashtu të dënuar me burgim të përjetshëm si Anterio Kaloshi dhe Orges Bilbili janë vendosur në sektorin “A” të burgut të Drenovës, me dhoma ngjitur me njëri-tjetrin. Pranë tyre janë vendosur Xhensi Lipo, i dënuar me 19 vite burg për akuzën e vrasjes së Erjon Ibit dhe Vladimir Kurti, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Bucit. Gjatë kontrollit në dhomat e tyre, "Operacionalia" gjeti 4 iPhonë dhe Samsung, por edhe kufje. Pra edhe pse në qeli, të paktën anëtarët e bandës së Lushnjes duket se kanë pasur akses për të kontaktuar me këdo që kishin dëshirë, pa u shqetësuar nga askush.
Si u zbuluan celularët?
Mesa duket pas nisjes së hetimit nga Prokuroria e Korçës dhe përgjimeve të gardianit është mësuar se në qeli ka pasur disa aparate celulare. Sapo efektivët janë futur për kontrolle, telefonat janë hedhur nga të dënuarit nga dritaret e katit të parë në oborrin e burgut, por ky veprim është pikasur nga "blutë". Kështu, janë hapur kamerat e burgut për të kuptuar se nga cilat dritare u hodhën telefonat.
Menjëherë pas këtij konstatimi, në datën 29 qershor ka marë vendimin për mbylljen në izolim të Laert Haxhiut. Ndërkohë hetimet vazhdojnë për të zbuluar se me kë komunikonin të dënuarit. I përdornin për të kontakuar me familjarët, apo edhe pse në qeli, vazhdonin me aktivitetin e tyre kriminal./ZËRI