Aktualitet

Miratohet investimi për stadiumin “Niko Dovana”, Këshilli Bashkiak kalon unanimisht parkun voltaik në Spitallë

Opozita kërkoi që të trajtohej me kujdes procesi i kalimit të pronësisë në zonën rreth stadiumit. 

k.m.
Miratohet investimi për stadiumin “Niko Dovana”, Këshilli
Bashkia e Durrësit

DURRËS- Dy vendime të rëndëishme kanë kaluar për diskutim në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Durrësit. Anëtarët e Këshillit miratuan dy vendime të rëndësishme, që lidhen me zhvillimin e zonës multifunksionale përreth stadiumit “Niko Dovana” dhe ndërtimin e një parku fotovoltaik në Spitallë. Projekti i parkut u miratua unanimisht me të gjitha votat. Ndërsa më shumë diskutime pati për çështjen e stadiumit "Niko Dovana". Opozita kërkoi që të trajtohej me kujdes procesi i kalimit të pronësisë në zonën rreth stadiumit. 

Ardian Muka: Ne si opozitë votojmë kundër dhe kërkojmë të shihet me kujdes kalimi i pronësisë mbi tokën në zonën rreth stadiumit.

Joniada Musaraj: Të pretendosh që korporata e investimeve shqiptare dhe FSHZH nuk janë serioze duhet bazuar në prova.

Zona përreth stadiumit “Niko Dovana”, mbi 66 mijë metra katrorë truall do të kthehet në fusha stërvitje për sporte të ndryshme, ndërsa rreth kompleksit do të ndërtohen qendrat kulturore e sportive, hotele, zyra dhe qendra tregtare. 

Pasi diskutimet për rendin e ditës përfunduan, këshilltari i opozitës Sami Osmani ngriti shqetësimin për disa zona të Durrësit, që kanë mungesë të ujit të pijshëm. Duke përmendur si zonën më problematike atë të ish-Kënetës. 

“Ka probleme me ujin e pijshëm, mosdhënien e dëmshpërblimit për përmbytjet e janarit dhe infrastrukturën rrugore,”- tha Sami Osmani, këshilltar i opozitës. Por Gentian Kallmi, Nënkryetar i bashkisë Durrës, u përgjigj se çështja e furnizimit është e zgjidhur. 

“Sipas UKD nuk ka probleme me ujin e pijshëm, kanë përfunduar akt-konstatimet dhe vlerësimet e dëmeve nga përmbytjet dhe do të likujdohen me faza për shkak të vlerës së madhe…,”- tha Gentian Kallmi, nënkryetar i bashkisë Durrës./ZËRI

Poll

MOS HUMB