Aktualitet

"Jam punonjës i SPAK"! Kanosi me armë policët e Bashkisë, arrestohet 39-vjeçari

Shkak i konflikti është bërë një ndalim kundravajtje i automjetit të 39-vjeçarit.

F.I
"Jam punonjës i SPAK"! Kanosi me armë policët e
arma e sekuestruar

DURRËS-Një 39-vjeçar është arrestua nga policia në Durrës, pasi ka kërcënuar me armë sportive punonjësit e Policisë Bashkiake. Sipas njoftimit të policisë Gentjan Kërçuku iu prezantua efektivëve si punonjës i strukturave ligjzbatuese, konkretisht si punonjës i SPAK. Shkak i konflikti është bërë një ndalim kundravajtje i automjetit të 39-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Kanosi me armë sportive, punonjësit e Policisë Bashkiake, duke u prezantuar si oficer i strukturave ligjzbatuese, Policia kap dhe vë në pranga 39-vjeçarin. Sekuestrohet arma sportive (pistoletë).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë sportive pistoletë, punonjësit e Policisë Bashkiake, duke u prezantuar si punonjës i strukturave ligjzbatuese.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB