Aktualitet

"Jam pronari i makinës"! Mashtroi rojen e vendparkimit dhe vodhi automjetin, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë (VIDEO)

Sipas njoftimit të bluve të kryeqytetit, i riu ka vjedhur një makinë tip “Volkswagen Jetta” në një vendparkim në rrugën "Hajdar Hidri".

zh.ll
"Jam pronari i makinës"! Mashtroi rojen e vendparkimit dhe vodhi
automjeti i vjedhur dhe pamje nga arrestimi

TIRANË- Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës nën akuzën për vjedhje automjetesh. Sipas njoftimit të bluve të kryeqytetit, i riu ka vjedhur një makinë tip “Volkswagen Jetta” në një vendparkim në rrugën "Hajdar Hidri". Mësohet se 18-vjeçari ka shkuar te vendparkimi i automjeteve me qëllim vjedhjen dhe ka mashtruar rojen e subjektit, me pretendimin se do të merrte makinën e tij. 

Njoftimi:

Vodhi 1 automjet, duke mashtruar rojën e vendparkimit në rrugën “Hajdar Hidri”, se ishte pronari i automjetit, identifikohet dhe arrestohet 18-vjeçari.

Gjendet në Valias, dhe sekuestrohet automjeti i vjedhur, tip “Volksëagen Jetta”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, menjëherë pas njoftimit se në një vendparkim për automjete, në rrugën “Hajdar Hidri”, ishte vjedhur nëpërmjet mashtrimit, 1 automjet tip “Volkswagen Jetta”, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i vjedhjes, shtetasi A. L., 18 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, u gjet në fshatin Valias, automjeti i vjedhur.

18-vjeçari dyshohet se me qëllim vjedhjen, ka shkuar te vendparkimi i automjeteve, ku ka mashtruar rojën e subjektit, se do të merrte automjetin e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB