
TIRANË-Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia është paraqitur paraditen e sotme në ambjentet e SPAK. Pas daljes nga ambjentet e Prokurorisë së Posaçme, Spahia refuzoi të tregonte arsyen pse u thirr nga prokurorët. Ai se deklarata e tij e dhënë në SPAK nuk ka lidhje me korrupsionin, krimin e organizuar apo paratë e pista.
“S’ka interes publik. Është një deklaratë që nuk ka lidhje me korrupsion, as me krimin e organizuar, as me para të pista, asgjë. Nuk ka interes për opinionin publik”, tha Bardh Spahia.
Sipas “Top Channel”, Spahia është thirrur në SPAK në lidhje me vendimin e shkarkimit nga detyra drejtorin e ujësjellësit të Shkodrës Mark Mollën, i cili e mbante këtë detyrë që prej kohës kur bashkia e këtij qyteti drejtohej nga Voltama Ademi. Mësohet se ish-kryebashkiaku ka dëshmuar se ka zbatuar ligjin në lidhje me shkarkimin e Ademit.
Spahia la mandatin e deputetit në Kuvend, në zgjedhjet e pjeshme lokale që u mbajtën në vitin 2022 në Shkodër, të cilat u fituan prej tij. Një vit me vonë ai humbi garën e 14 Majit, përballë Benet Becit, duke ndërprerë në këtë mënyrë përkohësisht edhe rrugëtimin e tij politik. Aktualisht, ai është pjesë e strukturave të Partisë Demokratike, ndërsa pritet për t’u parë nëse do të garojë për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare./ZËRI