Aktualitet

Krim i rëndë në familjen në Sarandë! Gruaja vret burrin me sëpatë në kokë (EMRAT)

Policia po punon për zbardhjen e këtij krimi të rëndë.

F.I
Krim i rëndë në familjen në Sarandë! Gruaja vret burrin
FOTO ILUSTRUESE

SARANDË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një grua raportohet të ketë vrarë bashkëshortin me sëpatë. Elvira Tahiraj ka goditur bashkëshortin e saj Llazar Tahiraj me sëpatë ne kokë, duke e lënë të vdekur. Krimi në familje mësohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Metoq. Sipas informacioneve paraprake, 49-vjeçarja e ka goditur bashkëshortin e saj, 55 vjeç me sëpatë në kokë, pas një konflikti mes tyre. Gruaja është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.

Njofimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sopatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje./ZËRI

Poll

MOS HUMB