
TIRANË- Ish-drejtori i Tatimeve, Ceno Klosi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaccme. Zëvendës ministri i Imfrastrukturës dhe Energjisë është nën hetim nga SPAK për disa vepra penale.
Klosi po hetohet për korrupsion, shpërdorim detyre dhe mashtrim dhe falsifikim dokumentash. E gjitha mbi bazën e dy kallëzimeve të bëra nga Partia Demokratike. Njëra mban datën 3 korrik dhe tjetra 13 dhjetor të vitit të shkuar. Më 23 dhjetor 2021, Klosi u emërua në krye të Tatimeve, duke zëvendësuar Delina Ibrahimaj.
Më herët, ai ka punuar si drejtor ekonomik pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe së fundmi ishte drejtor i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve. /ZËRI