
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi është paraqitur në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ende nuk dihen arsyet e thirrjes së tij në SPAK. Madje edhe vetë ish-deputeti në dalje, ka zgjedhur që të mos japë shumë detaje. Murrizi tha para mediave se ishte marrë në pyetje për një kallzim që kishte bërë vetë por nuk dha asnjë detaj tjetër.
"Isha për fushatë po ju nuk doni ta besoni. Kam ardhur për denoncimet e hershme dhe sistematike të mia. i dini ju se çfarë denoncimesh kam bërë unë. Do ta merrni vesh më vonë. Nuk i njoh këta të ndërmarrjes së SPAK si emra, nuk ia mora kartën e ID. Qëndrimet publike nuk ka SPAK që mi ndalon mua. Isha një nga 3 milionë votuesit. Çudi që të shkojnë të gjithë në SPAK. E mbani mend që u thirr një fshat për të pyetur për autokombanjën,"-tha Murrizi./ZËRI